Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se djaloshi palestinez i vrarë sot nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Far’a ishte 15 vjeç dhe nxënës i klasës së nëntë.
Sipas agjencisë Wafa, viktima është identifikuar si Jadallah Jihad Jumaa Jadallah. Ministria konfirmoi se ai ndiqte mësimet në një shkollë të UNRWA-s në kampin Far’a.
Siç u raportua më herët, forcat izraelite u futën në kampin e Far’a-s, në jug të qytetit Tubas, ku qëlluan djaloshin dhe plagosën dy të tjerë. Ushtarët nuk lejuan ekipet mjekësore t’i afroheshin atij, ndërsa më vonë pretenduan, pa paraqitur prova, se ai ishte një “terrorist”.
Sipas Wafa-s, forcat izraelite vazhdojnë të mbajnë trupin e tij. /mesazhi
