Ballina Artikuj Drejtësia ka përparësi ndaj bamirësisë!

Drejtësia ka përparësi ndaj bamirësisë!

Hoxhë Halil Avdulli

Para se të më jepni lëmoshë, më jepni të drejtën time.

Bamirësia për të fuqishmit është më e përshtatshme se drejtësia, sepse me bamirësi ata e përulin të dobëtin, kështu që atyre u rritet ndjenja e fuqisë dhe krenarisë.

Me drejtësi do të thotë të merrni të drejtat, të arrini nevojat dhe të ruani krenarinë tuaj.

Bamirësia ma e madhe e afaristëve do të ishte t’i paguanin me drejtësi dhe si duhet punëtorët e tyre.

Kjo është arsyeja pse drejtësia do të duhej të ishte baza e sundimit, dhe jo bamirësia.

Kur pranojmë bamirësi në vend të drejtësisë, kjo do të thotë të mbyllim sytë para padrejtësisë, që do të thotë prapambetje e popullit dhe rrënim i vendit!

Nga: Halil Avdulli

Exit mobile version