Ballina Sport Futboll ‘Dridhet’ Liverpool, Juventusi me ofertë të çmendur për Van Dijk

‘Dridhet’ Liverpool, Juventusi me ofertë të çmendur për Van Dijk

Juventusi është duke planifikuar të bëjë një ofertë mahnitëse, në vlerë 200 milionë euro, për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kampioni italian dëshiron ta bëjë yllin e Liverpoolit mbrojtësin më të shtrenjtë në botë për herë të dytë.

Pasi e joshi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi, Juve synon ta bëjë të njëjtën edhe me holandezin, në përpjekje për ta fituar Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.ne.

Sipas tabloidit britanik, 28-vjeçari mund të jetë i hapur për t’u larguar nëse lideri i Premierligës, Liverpooli e fiton titullin këtë sezon, duke ia bashkangjitur suksesin Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe Super Kupës së Evropës.

Klubi nga Serie A e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të fundit para rreth 25 vjetëve dhe duke e parë suksesin e brendshëm në dekadën e fundit, trofeu evropian është synimi i madh dhe i vetmi që i mungon.

Exit mobile version