Mami, ku është shtëpia jonë?
E mori përbindëshi bir.
- Mami, ku është babi?
- Edhe atë e mori përbindëshi.
- Pse? A nuk ka përbindëshi baba?
- Jo. Përbindëshi është thjesht bir i urrejtjes së tij.
- Çfarë ka nën rrënoja, mami?
- Rrënoja të tjera dhe kufomat e fëmijëve të tu të palindur.
- Mami, çdo bëhet me ëndrrat e mia?
- Ëndrrat janë vetëm për përbindëshat i dashur.
- Po ne çfarë na mbetet mami?
- Sytë e botës teksa bën sehir duke parë lodrat e tua të copëtuara, i dashuri im.
Joumana Haddad
Poete dhe gazetare libaneze
Nga: Elmaz Fida