Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dy shkencëtarë amerikanë fitojnë Nobelin për Mjekësi

Dy shkencëtarë amerikanë fitojnë Nobelin për Mjekësi

Thomas Perlmann, nga komiteti për çmimin Nobel

Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur kanë fituar Çmimin Nobel.

David Julius dhe Ardem Patapoutian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, njoftoi të hënën Komiteti i Nobelit.

“Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë pëgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, tha Komiteti i Nobelit.

Julius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, dhe Patapoutian, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë më shumë se 1.1 milion dollarë.

Ndarja e Nobelit nis çdo vit me mimin për Mjekësi.

Çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim. /rel

Exit mobile version