Ballina Kuzhinë Ëmbëlsirë me qumësht dhe vanilje

Ëmbëlsirë me qumësht dhe vanilje

Meqë është koha e luleshtrydheve, mendova të risjell këtë recetë që është kaq e thjeshtë. por shumë e mirë dhe vetëm me një përbërës kryesor që është qumështi. 

Përbërësit: 500 ml qumësht, 1/2 gotë uji sheqer, 3 lugë çaji niseshte, 1 lugë çaji esencë vanilje, miell kokosi dhe luleshtrydhe.

Përgatitja: Shtojmë qumështin në një enë, niseshtenë dhe sheqerin, e trazojmë mirë që niseshteja të tretet dhe e vendosim në zjarr mesatar. E trazojmë herë pas here dhe i rrijmë në kokë derisa të marr valë. Në momentin që fillon të marr valë, vazhdojmë e trazojmë derisa e shohim që ajo po trashet shumë ( rreth 10-15 minuta) duke ja ulur pak nxehtësinë. Në një enë formë jo shumë të madhe, e lyejmë me gjalpë dhe shtojmë masën. Gjalpi do na ndihmojë të mos ngjisë, dhe të dali lehtë nga forma. E lejmë të ftohet në temp ambjenti dhe më pas e fusim në frigorifer për 4 orë ose gjithë natën. Më pas kur duam ta kthejmë në një pjatë që duam, me anë të gishtave tërheqim pak anësoret në drejtimë të mesit, që kremi të shkëputet, i hedhim pak miell kokosi, vendosim pjatën sipër dhe e kthejmë. Sipër e mbulojmë me miell kokosi gjithashtu dhe pistak. Në fund e zbukurojmë me luleshtrydhe. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version