Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Edhe CIA nën hakerim

Edhe CIA nën hakerim

Sulmi goditi sistemin për mbledhjen e informacionit nga interneti dhe nga bazat e të dhënave komerciale

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) njoftuan se hakerat hynë në rrjetin e tyre kompjuterik dhe morën disa të dhëna që nuk ishin klasifikuar si sekrete.

Sulmi goditi një rrjet të paklasifikuar të përdorur për të mbledhur dhe analizuar inteligjencën nga burime të disponueshme publikisht (OSINT), duke përfshirë internetin dhe bazat e të dhënave komerciale, raportoi New York Times.

Ende nuk dihet se çfarë informacioni specifik morën hakerët, por ekziston dyshimi se të dhënat nga agjencitë e tjera federale amerikane u kompromentuan gjithashtu nga kjo ndërhyrje.

Sistemet konfidenciale nuk janë në rrezik

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare konfirmoi për Reuters se sulmi nuk shkaktoi ndërprerje në funksionimin e sistemeve kryesore operative, dhe as rrjetet që përmbajnë të dhëna konfidenciale dhe tepër sekrete të inteligjencës nuk ishin në rrezik.

Shërbimet e sigurisë amerikane kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe mënyrën se si është aksesuar sistemi, ndërsa ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi kibernetik.

Incidenti vjen në një kohë paralajmërimesh të shtuara nga zyrtarët amerikanë në lidhje me kërcënimet kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara që synojnë infrastrukturën qeveritare të SHBA-së, duke përfshirë sulme të shpeshta ndaj rrjeteve qeveritare, operatorëve të telekomunikacionit dhe shitësve të softuerëve. /tesheshi

Exit mobile version