Ballina Kuzhinë Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë...

Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë

Frutat e verës sapo kanë dalë. Pjeshkët, kajsitë, qershitë… Secila prej tyre mund të përdoret edhe në sallatë, përveçse mund t’i hamë të papërpunuara. Living ju jell një pjatë që mund ta përdorni me secilën prej frutave që dëshironi, gjatë gjithë verës.

Sallatë me pjeshkë dhe mocarela

Përbërësit:

  • Djathë mocarela
  • Rukola
  • Pjeshkë
  • Finok
  • Arra
  • Borzilok
  • Salcë me vaj ulliri, limon, kripë dhe piper

Përbërësit:

Përbërësit e kësaj sallate, sikurse e të gjitha sallatave verore, mund të zgjidhen dhe kombinohen sipas dëshirës. Ky që po sjellim sot është vetëm një variant që bën bashkë jo vetëm përbërës shumë ushqyes, por edhe të shijshëm. Finoku, sikurse edhe pjeshka, mund të hahen të gjallë ose të pjekur, por në cilindo variant mund të hahen të ftohta. Përziejini të gjithë përbërësit në një pjatë dhe marinojini me salcën e përgatitur me vaj, limon, kripë dhe piper.

Exit mobile version