Shkelësit e paskrupullt e permanentë të armëpushimit, gjenocid dhe mbi median
Ushtria izraelite, me çmendurinë që e karakterizon, vijoi të vrasë dhe orët e fundit, popull po e po, por u morri jetën dhe tre gazetarëve, duke e shtuar kësisoj listën e një gjenocidi dhe ndaj medias me tre viktima të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, Munir al-Barsh, tha se pushtimi izraelit vazhdon të vrasë palestinezë në Rripin e Gazës.
Ushtria pushtuese, me tipare tipike naziste, kryeu sulme në zona të ndryshme të Gazës që nga mëngjesi i së mërkurës, duke shkatërruar ndërtesa banimi, gjë që përkon me bombardimet që synuan disa zona në veri dhe jug të Rripit.
Ajo hodhi në erë ndërtesa banimi në lindje të Beit Lahia në Gazën veriore dhe bombardoi zonat ku ishte vendosur në lindje të Khan Younis në jug dhe Al-Burei në qendër të Rripit.
Burime spitalore në Gaza raportuan se 11 persona u vranë si rezultat i përshkallëzimit të ri izraelit që përfshinte përdorimin e municioneve të vërteta, predhave të artilerisë dhe dronëve.
Burime spitalore në Rripin e Gazës raportuan vdekjen e 11 palestinezëve, përfshirë tre fëmijë dhe një grua, në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit.
Një burim në Spitalin e Martirëve të Al-Aksa tha se tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimet në lindje të Deir al-Balah.
Tre palestinezë nga e njëjta familje u vranë gjithashtu në bombardimet në lindje të kampit Al-Bureij.
Dhe po ashtu, tre gazetarë u vranë në zonën Netzarim, në jug të qytetit të Gazës, kur një dron izraelit shënjestroi makinën me të cilën po udhëtonin.
Burime mjekësore raportuan të mërkurën se tre gazetarë që punonin për Komitetin Egjiptian të Ndihmës u vranë në një bombardim izraelit të zonës Netzarim, në jug të qytetit të Gazës.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, tha se “gazetarët po kryenin një detyrë fotografike në terren në Netzarim, duke dokumentuar kushtet e kampeve nën mbikëqyrjen e komitetit egjiptian”.
Ai shtoi se gazetarët mbanin veshur veshje të veçanta gazetareske ndërsa ndodheshin në vendin e synuar.
Pra, ndërsa rezistenca palestineze e respekton marrëveshjen e armëpushimit, më të pabesët që njeh historia njerëzore nuk e bëjnë kursesi të një gjë të tillë. /tesheshi.com/
