Katër persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it janë ekstraduar në Kosovë.
Dy nga të kërkuarit janë ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa një tjetër nga Hungaria e një tjetër nga Mali i Zi.
Me datë 14.04.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet Q.I., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim të proceduarave tjera ligjore.
Ndërsa sot me datë 15.04.2026, janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë dy shtetas të Shqipërisë R.B., dhe G. H., pasi që të njëjtit kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit të dyshuarit u janë dorëzuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, për vazhdim të proceduarave tjera ligjore.
Po sot me datën 15.04.2026, është realizuar ekstradimi nga Mali i Zi për në Kosovë, i shtetasit kosovar I.A., i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës rajoni i Mitrovicës për vazhdim me proceduarat tjera ligjore.
