Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin e njehsorëve elektrikë, pas pretendimeve për manipulim përmes tyre.
Nga Prokuroria nuk është bërë e ditur faza aktuale e hetimeve, si dhe nuk janë dhënë detaje për numrin e personave të intervistuar deri më tani. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, deklaroi për Tëvë1.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është duke zhvilluar hetime dhe po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.”
Hetimet mbeten në zhvillim, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike në vijim.
