Një orientalist që prezantoi në mësimet e imam Muhamed Abduh në xhaminë Al-Azhar, në fillim të shekullit 20, u habit kur pa një grua duke hyrë në xhami dhe i tha imamit: Gruaja tek ne është një shejtan pa shpirt, si mund të hyjë ajo në një shtëpi adhurimi?!
Për fat të keq edhe nga ne ka që këmbëngulin se zëri i një gruaje është auret (provokim)!
Ndërsa ne lexojmë në Sunet për “predikuesen e grave” që qëndronte në minbere dhe u predikonte grave.
Ne lexojmë se një grua muslimane e shqyrtoi Omer Ibn El-Hattab-in në çështjen e (dhuratës martesore) me zërin e saj, dhe ai tha: Të gjithë njerëzit janë më të ditur se Omeri, dhe ai nuk i tha asaj – përkundër ashpërsisë së tij: Zëri juaj është provokim!
Problemi ynë është se ne i ngatërrojmë “zakonet dhe traditat” me “Islamin” dhe burrit i vjen turp ta thërrasë gruan e tij me emrin e saj, duke menduar se kjo është pjesë e Islamit, ndërsa i Dërguari i Allahut po thërriste publikisht për herë të parë në Mekke duke thënë: O Fatime, e bija e Muhamedit, o Safije, e bija e Hujeit!
Kemi mbetur prapa më shumë se 14 shekuj më parë, kur ishte epoka e çlirimit të vërtetë të gruas…
(Dr. Muhamed Emara, mbi dialogun e tij me Profesor Nour Al-Huda Saad, më 19.3.2002)
Nga: Halil Avdulli
