Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Turqia mbështet misionet...

Erdogan bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Turqia mbështet misionet për evakuimin e qytetarëve në Ukrainë

Presidenti Recep Tayip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi situatën në Ukrainë.

Sipas Presidencës turke, Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për t’u përfshirë në aksionet e OKB-së në ndihmë të Ukrainës.

Erdogan tha se Turqia është e gatshme të mbështesë OKB-në në misionin e saj për evakuimin e qytetarëve nga Ukraina.

Gjithashtu Guterres e informoi Erdoganin mbi bisedimet që zhvilloi këtë javë me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky-n.

Guterres është shprehur me anë të një postimi në Twitter se OKB do të dyfishojë përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje mes Ukrainës dhe Rusisë. /panorama

Exit mobile version