Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan dhe Macron diskutojnë luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe

Erdoğan dhe Macron diskutojnë luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi të enjten një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës, zhvillimet rajonale dhe lidhjet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas komunikatës së lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, presidenti Erdoğan ka thënë gjatë telefonatës se marrëdhëniet Turqi-Francë janë “të një rëndësie të madhe”, duke shtuar se Ankaraja vazhdon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë përmes diplomacisë.

Turqia si aleat i NATO-s gëzon lidhje të mira me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka ofruar të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes në nivel liderësh për një armëpushim të përhershëm. Bisedimet në nivel delegacioni, të cilat shënuan përparim domethënës, u mbajtën në Stamboll më 29 mars.

Erdoğan ka deklaruar se është e rëndësishme të mbështetet procesi i negociatave midis Kievit dhe Moskës.

Ai gjithashtu ka uruar Macron-in për rizgjedhjen e tij, i cili fitoi një mandat të dytë muajin e kaluar, duke dëshiruar që rezultati të jetë i dobishëm për Francën.

Exit mobile version