Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan, një TOGG dhuratë në emër të një aleance të re

Erdogan, një TOGG dhuratë në emër të një aleance të re

Sisi i Egjiptit shijon markën turke: ç’vjen më pas?

 

Një makinë elektrike TOGG, automjeti i parë i prodhuar në Turqi me zero emetime, iu dhurua nga Erdogan homologut të tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, gjatë vizitës së tij të fundit në Kajro.

Dorëzimi i makinës u bë menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes dhe konferencës së përbashkët për shtyp të dhënë nga dy udhëheqësit. Makina u lye me të kuqen “Anatolia”, një nga ngjyrat karakteristike të TOGG.

Dy presidentët, në prani të ministrit turk të Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kasır, u fotografuan më pas brenda makinës në kopshtet e Pallatit Ittihadiya, rezidencës presidenciale egjiptiane.

Më vonë, Erdogan u drejtua për në hotelin ku u mbajt sesioni i fundit i Forumit të Biznesit Turqi-Egjipt, duke udhëtuar në të njëjtin automjet elektrik që drejtonte el-Sisi.

 

Vërehet se prodhimi i automjetit të parë elektrik turk nga kompania TOGG (Türkiye’nin Otomobili Girişim Grubu) filloi më 29 tetor në Bursa dhe përkoi me 99-vjetorin e themelimit të Republikës Turke.

Kujtojmë se pas një vizite në Saudi ku u takua me Bin Salman, Erdogan po partnerizon tashmë më Egjiptin, duke krijuar një aleancë të re në botën islame, Turqi-Saudi-Egjipt. Ajo që vjen më pas është një pozicionim edhe më i fuqishëm turk në rajon, ku përballë ka një Izraeli me tipare naziskine. /tesheshi.com/    

Exit mobile version