Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Referendumi kurd, i pavlefshëm dhe jolegjitim

Erdoğan: Referendumi kurd, i pavlefshëm dhe jolegjitim

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia nuk do të qëndrojë symbyllur ndaj krijimit të një zone të re krizash pranë kufirit të tyre, duke iu referuar referendumit kontrovers për shkëputje nga Iraku të qeverisë rajonale kurde në këtë vend i cili filloi sot, raporton Anadolu Agency (AA).

“Askush të mos presë nga ne se do të qëndrojmë symbullur ndaj krijimit të një zone të re krizash dhe konflitkesh menjëherë pranë kufirit tonë, në gjatësi prej 350 kilometrash. Qëndrimi ynë lidhur me këtë është i qartë. Referendumin që po mbahet edhe krahas kësaj dhe në kundërshtim me ligjin në Irak, ne e konsiderojmë të pavlefshëm dhe jolegjitim, pa marrë parasysh rezultatet”, tha Erdoğan në një samit ndërkombëtar të ombudsmanëve në Stamboll.

Erdoğan theksoi më tej se Turqia është duke ndërmarrë të gjitha hapat politik, ekonomik dhe tregtar lidhur me këtë çështje. Ai tha se masa të ndryshme të cilat mund të ndërmerren.

“Do ti zbatojmë të njëjtat dhe pasatj do të shohim se përmes cilave kanale Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut do të eksportojë apo shesë naftë? Valvula është tek ne. Nëse mbyllim valvulën, gjithçka do të merr fund”, ishte porosia e kreut të Turqisë.

Ndryshe, votuesit në zonat e kontrolluara nga qeveria rajonale kurde, përfshirë zonat e kontestuara midis Bagdadit dhe Erbilit, filluan votimin e tyre të hënën në referendumin për shkëputje nga Iraku.

Kryetari i qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani, shpalli mbajtjen e referendumit për pavarësi për më 25 shtator të vitit 2017, pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.

Pas shpalljes së referendumit, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi se referendumi “shkel kushtetutën dhe nuk do ta njohin rezultatin e tij”.

Edhe Turqia, Irani, SHBA-të dhe OKB-ja e kanë kundërshtuar referendumin, duke thënë se kjo do ta shpërqendrojë luftën kundër organizatës terroriste DEASH dhe do ta destabilizojë më tej rajonin.

Ndërkaq, Barzani ka thënë se vota “Po” nuk do të rezultojë në shpallje automatike të pavarësisë, por thjesht do të çojë në negociata të mëtejshme me Bagdadin.

Exit mobile version