Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia vendi që po dërgon më shumë ndihma në Gaza

Erdoğan: Turqia vendi që po dërgon më shumë ndihma në Gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se Turqia po kryeson për sa i përket ndihmave të dërguara në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Në një ngjarje në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se deri më tani 50 mijë tonë ndihma humanitare janë dërguar në enklavën e rrethuar palestineze, ku sulmet izraelite po vazhdojnë.

“Turqia ka arritur në pozicionin e vendit që dërgon më së shumti ndihma në Gaza në botë, me një total prej 50 mijë tonë ndihma humanitare të dërguara deri më tani”, tha Erdoğan.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje për një sulm ndërkufitar më 7 tetor nga Hamasi kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz. Që atëherë, të paktën 34.700 palestinezë janë vrarë në Gaza, shumica dërrmuese të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë, si dhe 78 mijë të tjerë janë plagosur.

Pothuajse shtatë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosje të brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët atje.

Exit mobile version