Ballina Jeta Familje A është ky argëtim?

A është ky argëtim?


Kur fillon vesi?
Shumë “përdorues” të rinj as që mund ta kuptojnë më jetën “offline”. Ata tashmë e kanë si ves navigimin. Gati 3% e të rinjve nga mosha 12 deri në 18 vjeç në mbarë Evropën konsiderohen se vuajnë nga vesi i internetit.Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vesi i të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik. Nga ana tjetër vesi i lojrave kompjuterike shfaq disa karakteristika që janë rënia e rendimentit si dhe tendencat e tërheqjes nga shoqëria, sepse sfera e jetesës së personit të prekur nga ky ves kufizohet vetëm tek lojrat kompjuterike.

Statistika

Sipas Fondacionit Kaiser Family (KFF):
• Dy të tretat e foshnjave dhe të vegjëlve shikojnë TV me një mesatare prej 2 orësh në ditë.
• Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare shikojnë mesatarisht rreth 2 orë në ditë në ekran, kryesisht TV, video ose DVD.
• Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 8-18vjeç shpenzojnë gati 4 orë në ditë para ekranit televiziv dhe gati 2 orë shtesë në kompjuter dhe duke luajtur video lojëra.

Exit mobile version