Disa filozofë të fesë kanë sjellë një dëshmi të vjetër, por shumë të fuqishme, për ekzistencën e jetës së përtejme:
Nëse njeriu ndien etje për drejtësi dhe lumturi absolute, ndërkohë që as drejtësia as lumturia nuk gjenden të plota në këtë botë, kjo tregon se ato duhet të ekzistojnë diku tjetër – në një botë tjetër më të përsosur.
Sepse nuk mund të kuptohet ekzistenca e instinktit pa ekzistencën e asaj që e plotëson atë.
Nuk ka ekzistencë të instinktit të etjes pa ekzistencën e ujit!
Po ashtu, ekzistenca e dëshirës për lumturi dhe drejtësi te njeriu është dëshmi për ekzistencën e tyre.
Nëse ato nuk janë të pranishme këtu dhe tani, atëherë ato janë të pranishme atje pas një kohe, në kapitullin e fundit të tregimit.
Hoxhë Halil Avdulli
