Ballina Jeta Shëndetësi Farat e kungullit ilaç për këto probleme shëndetësore

Farat e kungullit ilaç për këto probleme shëndetësore

Farat e kungullit janë përdorur për mijëra vjet për qëllimemjekësore, sepse janë një burim i pasur i vitaminave.

Për mëtepër shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet nëserri një kohë pa u ngrënë, duke qenë pothuajse unike në natyrë.

Neju sjellim disa arsye më shumë se pse këto ushqime të shijshmeduhet të bëhen një pjesë integrale e dietës suaj.

1. Me fara deri tek zemra e shëndetshme

Një çerek filxhani nga këto fara të shijshme përmban gati gjysmën edozës së rekomanduar ditore të magnezit, shumë e rëndësishme përzemrën tuaj. Ato gjithashtu ndihmojnë për të kontrolluar tensionin e
gjakut.

2. Përmirësojnë sistemin imunitar
Përveç se që pasurojnë me magnesium, farat e kungullit janë burim ipasur i zinkut që ndihmojnë gjatë rregullimit të sistemit imunitar, me çka e zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale siçështë gripi dhe
ftohja. Kërkimet tregojnë se ndihmojnë edhe në zvogëlimin e lodhjes kronike dhe depresionit.

3. Mbajnë të shëndetshme prostatën

Që nga kohët e lashta dihet se fara e kungullit është një pjesë erëndësishme e dietës së meshkujve, sepse kanë një efekt pozitiv mbi prostatën.

Hulumtimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të proporcionit të lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e burrave, dhe janë përdorur shpesh në trajtimin e
problemeve të ndryshme shëndetësore të prostatës, siç janë hiperplazia dhe prostata e zgjeruar

4. Zvogëlojnë rrezikun nga diabeti Sipas kërkimeve, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe me të parandaloni komplikime të lidhura me diabetin, vrasësin
kryesor të qelizave.

5. Ndihmojnë në rast pagjumësie Konsumimi i farave të kungullit disa orë para se të shkoni në shtrat,
posaçërisht në kombinim me pemët ndihmon në tajitjen e melatoninit dhe serotoninit, me çka rritet regjenerimi i trupit gjatë gjumit.

Exit mobile version