Ballina Sport Futboll Fatos Beqiraj nuk dihet nëse do të luajë kundër Kosovës

Fatos Beqiraj nuk dihet nëse do të luajë kundër Kosovës

Pa Stevan Joveticin, Fatos Beqiraj dhe Stefan Mugosa do të jenë përgjegjës për fazën sulmues të malazezëve.

Mali i Zi dhe Kosova do të takohen pa praninë e shikuesve gjatë mbrëmjes së ditës së nesërme në Podgoricë, me fillim në ora 20:45.

Mediat u interesuan nëse sulmuesi pejan do të jetë kapiten i ekipit kombëtar malazez në kuadër të ndeshjes për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Trajneri Ljubisa Tumbakovic nuk iu përgjigj direkt pyetjes së gazetarëve duke lënë të kuptohet se deri në momentin e fundit nuk dihet nëse do të luajë ish-lojtari i ekipit të Besës.

“Nëse luan dhe nëse do të luajë, do ta shihni nesër”, tha shkurtimisht Tumbakovic gjersa u pyet rreth presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrrit, ku strategu pohoi se “ishte shoku im”.

Ai më tutje ka folur rreth ndeshjes me “Dardanët” duke cilësuar lojën individuale të ekipit tonë përfaqësues.

Ndryshe, Mali i Zi zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Grupit A me një pikë, po aq sa kanë edhe “Dardanët” e vendit të tretë.

Exit mobile version