Ballina Jeta Shëndetësi Fëmijët tuaj thithin shumë pluhur? Rrezikohen njësoj sikur të pinin duhan

Fëmijët tuaj thithin shumë pluhur? Rrezikohen njësoj sikur të pinin duhan

Të jetuarit në një qytet të madh në disa aspekte është e barabartë me të qenit duhanpirës shumë aktiv. Smogu, në të vërtetë, përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të tilla si emfizema pulmonare, po aq sa pirja e një pakete cigaresh në ditë.

Analizimi i funksionit të frymëmarrjes

Studimi është realizuar nga një grup studiuesish nga Universiteti i Uashingtonit, Universiteti Columbia dhe Universiteti në Buffalo (Shtetet e Bashkuara) dhe botuar në Journal of the American Medical Association, shoqëron ekspozimin afatgjatë të smogut me zhvillimin e emfizemës pulmonare. Hulumtimi u krye duke përdorur imazhe radiologjike dhe rezultatet e spirometrisë, testimi që vlerëson funksionin e frymëmarrjes. Janë analizuar të dhënat për 7.071 persona. Sondazhi filloi në vitin 2000 dhe përfundoi në 2018.

Mendimi i ekspertit

“Ndërsa temperaturat rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, ozoni në nivelet e tokës do të vazhdojë të rritet nëse nuk merren masa për të zvogëluar këta ndotës. Por nuk është e qartë, çili është pragu i sigurt për shëndetin e njeriut (nëse ka)”, thotë një nga autorët e hulumtimit, Graham Barr.

A e dini se?

Emfizema është një hipershtrirje e disa pjesëve të mushkërive që nuk lejojnë frymëmarrjen e duhur. Në shumicën e rasteve përgjegjës për sëmundjen është tymi i cigares që ndez indet e bronkeve, por të njëjtin efekt mund të shkaktojnë agjentë kimikë ose gazra të dëmshëm që i marrim me anë të frymëmarrjes në qytete të mëdha.

Exit mobile version