Figura tragjike e finales Real Madrid – Liverpool, Loris Karius, përmes një letër të hapur të publikuar në faqen e tij zyrtare, u ka kërkuar falje tifozëve ‘The Reds.
Karius bëri dy gabime trashanike duke pranuar dy gola në humbjen 3:1 të Liverpoolit në Kiev nga Real Madrid.
Ai në letrën e tij shpreh keqardhje të thellë për gabimet e bëra.
“Vërtetë ende nuk kam fjetur.. skenat vazhdojnë të sillen në kokën time përsëri dhe përsëri. Ndihem pafundësisht keq për shokët e skuadrës, për tifozët dhe gjithë stafin. Unë e di se kam prishur gjithçka me ato dy gabime”, nis letra e Karius.
“Unë do të doja të riktheja kohën pas por është e pamundur. Është edhe më keq se ne e ndjemë se mund ta mposhtim Real Madridin dhe ishim në lojë për një kohë të gjatë. Faleminderit për tifozët e pabesueshëm që erdhën në Kiev dhe më mbështetën, madje edhe pas ndeshjes. Ne treguam edhe njëherë se jemi familje e madhe. Faleminderit, ne do të rikthehemi edhe më të fortë”