Ballina Artikuj Figurat e rëndësishme për thellimin në Islam

Figurat e rëndësishme për thellimin në Islam

Për fetarët musliman qe dëshirojnë të ngrisin vetëdijen dhe kulturën e tyre islame në nivel më të larte, patjetër duhet t’i njohin dhe lexojnë mes tjerash dhe këto figura:

1. Sami Frashëri (1850-1904), mysliman atdhetar, ideolog i kombit dhe shtetit shqiptar.

2. Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952), një ndër hoxhallarët, intelektualët, kontribuesit e rëndësishëm të shoqërisë dhe patriotët më në zë të kohës së tij. Ishte teolog, përkthyes, poet, publicist, mësues dhe aktivist shqiptar.

3. Hafiz Ali Korça (1873-1957), i njohur si erudit, poliglot, mësues i “Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës, bashkëpuntor i ngushtë me Pandeli Sotirin, përpilues i abetarës së parë për mësimin e gjuhës shqipe me alfabetin latin.

4. Hasan Tahsini (1818-1881), filozof, matematikan, psikolog shqiptar. Dijetar i shkallës botërore dhe atdhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, mësuesi i rilindaseve.

5. Nexhmedin Erbakan (1926-2011), politikan islamist, edukator projektin ekonomik në rend të parë.

6. Alija Izetbegoviç 1925-2003), filozof, politikan dhe njohës i thellë i mendimit islam, fanatik dhe besnik ndaj ideve të tij.

7. Tarik Ramadan (1962-___), urë lidhëse lindje-perëndim, Martin Lutheri i islamit europian, mbeshtetës i idesë së islamit europian.

8. Jusuf Kardavi (1926-2022), enciklopedi islame, i paluhatur përballë pushteteve politike diktatoriale, përfaqësues ides së mesatarës islame.

9. Hasan Turabi (1932-2016) islamist me projekt politik, i njohur me çasje reformuese.

10. Said Nursi (1877-1960) interpretues i besimit islam përmes pikëpamjes se argumentimit logjik dhe kozmologjik të vërtetave të Besimit Islam.

11. Hasan El-Bena (1906-1949) njeri shpirtror dhe organizativ, projektues i levizjës islame.

12. Malik Bin Nebij (1905-1973) filozof i qytetrimeve, ideator i rikthimit të qytetrimit islam.

13. Muhamed Ikbal (1877-1938) filozof, mistik dhe poet, përfaqësuesi më i arsimuar filozofik i të ashtuquajturës tendencë moderniste në mendimin islam dhe konsiderohet si një nga filozofët islamë më të rëndësishëm të kohëve moderne.

14. Muhamed Gazali (1917-1996) një hoxhë dhe mendimtar konservator dhe vizionarë, kritikues i madh i interpretimit dogmatik të Islamit.

15. Zejnebe Gazali (1917-2005), Politikane islamiste dhe aktiviste egjiptiane (model i gruas aktiviste) e denuar me 6 vite burg!

16.Jakup Asipi (1951 – 2006) me diskurs të kohës duke aktualizuar ligjerimin fetar, detektoi problemin ofroi zgjidhje, paralajmëroi kriza dhe rreziqe, spjegoi për masat që duhet marr për përballjen me ato kriza dhe rreziqe

17. Ali Sheriati (1933-1977) Shkrimtar, poet, aktivist politik, sociolog revolucionar, nje shembull tipik si mund të lirohet një intelektual nga dogma ideologjike dhe sektare.

18. Muhamed Abduhu (1849-1950), nga reformatorët në jurisprudencën islame në epokën moderne, racional në qasje, rebel kundër trashëgimisë.

19. Syed Muhammad Naquib al-Attas (1931- ) filozof dhe dijetar i njohur për kontributin e tij në islamizimin e dijes, epistemologjinë islame dhe edukimin, duke theksuar rëndësinë e adab-it (disiplinës dhe etikës) në arsim.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version