Ballina Sport Fitojnë Parker dhe Joshua

Fitojnë Parker dhe Joshua

Tifozët e boksit sonte përjetuan disa meçet të forta në boksit të peshave të rënda. Por, e gjithë vëmendja ishte te dy përballjet finale.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, ashtu edhe siç pritej, triumfoi në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Ai mposhti Otto Wallin, ku ekipi i tij vendosi të dorëzohet në raundin e pestë dhe kështu AJ fitoi me nokaut teknik.

Në anën tjetër, edhe pse nuk ishte favoriti në këtë përballje Joseph Parker fitoi ndaj Deontay Wilder me anë të pikëve.

Exit mobile version