Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Fitorja e talebanëve në Afganistan tregon fuqinë e umetit islam për çlirim...

“Fitorja e talebanëve në Afganistan tregon fuqinë e umetit islam për çlirim nga pushtimi”

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ka folur me lëvdata për fitoren e talebanëve në Afganistan kundër SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi thuhet se Haniyeh zhvilloi një bisedë telefonike me Amir Khan Muttaqi “ministrin e Jashtëm në detyrë”, të qeverisë së përkohshme të talebanëve në Afganistan.

Në bisedë Haniyeh theksoi se “Fitorja që talebanët fituan kundër pushtimit të SHBA-së në Afganistan, tregon se umeti islam ka fuqinë për çlirimin e atdheve të tyre nga pushtuesit”.

Duke shprehur dëshirën që talebanët të kenë një rol mbështetës në çlirimin e Xhamisë Al-Aksa nga palestinezët, Haniyeh tha se është e nevojshme që Palestina, kryesisht Kudsi të mos harrohet në fjalimet e jashtme të Afganistanit.

Ndërsa Muttaqi vuri në dukje se Afganistani ka një qeveri islame pas 43 vitesh dhe se brenda vendit nuk ka asnjë rajon jashtë kontrollit të kësaj qeverie.

Muttaqi gjithashtu shprehu krenarinë e tij për “xhihadin” e popullit të Palestinës (kundër Izraelit) të vendosur në Kuds dhe përreth tij. /aa

Exit mobile version