Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar seanca e radhës në kuadër të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës.
Në seancën e sotme pas deklaratës që dha Kushtrim Kokalla, e deklarimeve që bën dje Naim Murseli dhe Granit Plava që të tre të akuzuar është marrë edhe një vendim.
Gjykata ka njoftuat se fjala përfundimtare ndaj tre të akuzuarve do të merret më 17 prill.
Ndryshe sot gjyqtarja e rastit Fatime Dermaku ka vendosur të mbyllë për publikun shqyrtimin e sotëm gjyqësor për shkak të natyrës së pyetjeve që lidhen me jetën personale të të akuzuarit Naim Murseli dhe të ndjerës Liridona Ademaj.
Prokurorja Javorka Perlinqeviq tha se Prokuroria pajtohet me këtë vendim, duke theksuar se pyetjet e parashtruara janë të natyrës private. Avokati i palës së dëmtuar, Leotrim Syla, shtoi se nëse do të ketë ndonjë informacion që lidhet me jetën private të Murselit dhe Liridones, atëherë vetëm pjesa e paradites duhet të mbyllet për publikun.
Gjyqtarja, duke iu referuar Nenit 289 të Kodit të Procedurës Penale, konfirmoi vendimin për të mbyllur seancën publike gjatë pyetjeve ndaj të akuzuarit Kushtrim Kokalla për jetën private të Naim Murselit dhe Liridona Ademajt.
