Ballina Lajmet Kosovë Përfundon afat i konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Përfundon afat i konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Apliko dhe bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kritere shtesë: Gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore si dhe përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.

Exit mobile version