Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite arrestojnë 35 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestojnë 35 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 35 palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, njoftuan burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, 20 palestinezë u ndaluan në kampin Al-Amarai të Ramallah, ndërsa tetë të tjerë u ndaluan në Betlehem, në jug të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë asnjë informacion për arrestimet.

Ushtarët izraelitë bastisin shpesh qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor, duke arrestuar palestinezë me pretekstin se janë në kërkim nga forcat izraelite.

OJQ-të palestineze vlerësojnë se ka rreth 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë të paktën 160 të mitur dhe 34 gra. /aa

Exit mobile version