Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite bastisin fshatrat e provincës Quneitra në Siri, vendosin postbllok

Forcat izraelite bastisin fshatrat e provincës Quneitra në Siri, vendosin postbllok

Forcat izraelite kanë bastisur të hënën një zonë rreth një fshati në provincën siriane Quneitra dhe kanë vendosur një postbllok ushtarak, raportoi televizioni sirian Alikhbariah, transmeton Anadolu.

Forcat izraelite u vendosën rreth fshatit Saida al-Jolan dhe instaluan postbllokun në rrugën kryesore që të çon drejt fshatit, tha Alikhbariah.

Sipas mediave siriane, ato kanë kryer thuajse çdo ditë inkursione në jug të Sirisë, përfshirë bastisje, vendosje postblloqesh, kontrolle shtëpish dhe ndalime.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad më 8 dhjetor 2024, Izraeli e shpalli të pavlefshëm marrëveshjen e shkëputjes së vitit 1974 me Sirinë dhe u zhvendos në zonën tampon të monitoruar nga OKB-ja. Administrata e re siriane ka përsëritur angazhimin e saj ndaj marrëveshjes.

Pavarësisht mungesës së kërcënimeve të drejtpërdrejta nga udhëheqja e re e Sirisë, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore dhe operacionet ushtarake në Siri, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme në infrastrukturën ushtarake.

Exit mobile version