Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite gjuajne me plumba gome femijen qe po luante ne ballkon...

Forcat izraelite gjuajne me plumba gome femijen qe po luante ne ballkon (Foto)

Nje djalosh 13 vjecar nga Jerusalemi Lindor u plagos ne sy, pasi forcat izraelite e gjuajten ate me plumba gome.

Adoleshenti i quajtur Ayman Hamdan, i cili vinte nga lagjja Issawiya ka humbur perfundimisht shikimin ne syrin e tij te djathte ndersa pretendimet e ushtrise jane te zakonshme: “djali u perpoq te gjuante me gure ne drejtim te ushtareve”.

Por familja e te riut ka nje tjeter shpjegim per ngjarjen. Ata thone se djali ishte duke luajtur me femijet e tjere, dhe se ishte ne ballkonin e katit te dyte te shtepise.

Edhe familjaret e tjere kane thene se e kishin verejtur prezencen e ushtrise ne lagje, dhe prandaj i kishin detyruar femijet te hyjne brenda.

Por ata vazhduan te qendronin ne ballkon, ku njerit prej tyre i erdhi edhe plumbi, njofton Middle East Monitor.

Perdorimi i pumbave te gomes eshte mjeti me i shpeshte qe ushtria izraeite nuk i kursen ndaj te miturve dhe te rriturve. Tensionet mbeten gjithnje po te njejtat, ku bilancet javore te viktimave shpeshhere arrijne ne dhjetera. /MESAZHI/

Exit mobile version