Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, inteligjenca merr në pyetje për “ekstremizëm” nxënësin me origjinë turke që...

Francë, inteligjenca merr në pyetje për “ekstremizëm” nxënësin me origjinë turke që refuzoi pretendimet armene

Altay, një nxënës me origjinë turke në një shkollë të mesme në Francë, i cili refuzoi në mësim pretendimet e mësuesit për ngjarjet e vitit 1915 iu nënshtrua marrjes në pyetje nga njësitë e inteligjencës për ekstremizëm dhe identitetin e tij musliman ndërsa u frikësua nga mësuesi dhe shkolla për dënim me burg dhe gjobë për arsyen se veprimi i tij ishte krim, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse kundërshtimi i pretendimeve armene lidhur me ngjarjet 1915 nuk përbën krim sipas ligjeve të Francës, Altay ndodhet përballë kërcënimit me burg, frikësimit dhe përpjekjeve për ta ndërlidhur me radikalizmin pasi ai nuk pranoi tezat armene dhe pretendimet për gjenocid që mësuesi i tij shpjegoi gjatë mësimit në datën 2 qershor.

Altay dhe familja e tij të cilët nuk e zbulojnë mbiemrin e tyre për arsye sigurie, kanë shpjeguar për gazetarin e AA-së ngjarjet që kanë përjetuar.

Me banim në lagjen Bourgogne-Franche-Comte, nxënësi Altay tha se mësuesi i tij një prej dy orëve të mësimit e ka ndarë për pretendimet armene dhe se për 40 minuta ai ka deklaruar se “Turqia ka vrarë armenët, civilët”.

“Më në fund nuk durova më dhe qetësisht e pyeta ‘A ka prova?”. Ndërsa mësuesi me nervozë tha ‘Si mund ta kundërshtosh këtë?‘. Ndërsa unë në mënyrë të qetë ia shpjegova ato që dija. Po ashtu një nxënës erdhi drejt meje duke bërtitur. Unë sërish e ruajta qetësinë”, tha Altay i cili shtoi se mësuesi e ka frikësuar atë me dënimin me burgim për shkak të kundërshtimit të pretendimeve.

Më tej Altay njoftoi se administrata e shkollës, babait të tij i caktoi një takim më 4 qershor dhe i ka përcjellë se akuzohet “për refuzim të gjenocidit armen” dhe se mund të dënohet deri në një vit burg.

“Kur hulumtova pak mësova se kjo nuk konsiderohet krim sipas ligjeve të Francës dhe se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) nuk detyron përcaktimin e ngjarjeve 1915 si gjenocid”, tha Altay i cili shtoi se më 9 qershor është thirrur për t’u marrë në pyetje nga njësia inteligjente.

U thirr për çështjen armene dhe u mor në pyetje për radikalizëm dhe identitetin e tij musliman

Nxënësi i shkollës së mesme vuri në dukje se njësitë inteligjente u treguan shumë të sjellshëm dhe i transmetuan se ligjërisht nuk kishte bërë ndonjë gjë të ndaluar, por që pavarësisht kësaj ata i bënë pyetje lidhur me fenë, për emrat e vëllezërve/motrave, për llogaritë e mediave sociale duke i marrë dhe kodet e tyre.

“Më pyetën a je musliman, a falesh. Madje më pyetën nëse jam i lidhur me ndonjë grup. Nuk jam iu përgjigja”, deklaroi Altay i cili vuri theksin se në këtë proces është stresuar shumë, nuk ka mundur të përqendrohet në provime dhe se ka shqetësime lidhur me të ardhmen e tij.

“Nuk kisha dëshirë të bisedoja, të ngrija dorën për të marrë fjalën. Kisha frikë të shkoja në shkollë, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte”, thotë Altay.

Edhe babai Aydın shpjegoi se ka telefonuar shkollën pasi mësuesi i Altay i dërgoi nga celulari mesazhin “Më telefononi urgjentisht”. Babai i nxënësit shtoi se drejtori i shkollës e ekzagjeroi shumë ngjarjen duke i thënë “Djali juaj ndodhet përballë një ngjarje shumë të keqe, mund të marrë dënim me gjobë, me burg”.

Aydin tha se kur shkoi në shkollë ka nënvizuar se në Francë ka liri të shprehjes, duke kundërshtuar në mënyrën se ‘Nuk mund të kufizoni lirinë e shprehjes të djalit tim‘. Aydin më tej shpjegoi se i ka transmetuar administratës së shkollës “Mos thyeni vetëbesimin e fëmijës tim, aktualisht është shumë e rëndësishme që ai të flasë në shkollë, të shprehë mendimet e tij”.

“Nëse është krim, jepni dënim disiplinor”

Pasi mësuesi e ka cilësuar si një krim shumë të madh atë që ka bërë nxënësi Altay, babai Aydin vuri theksin se drejtorit i ka thënë: “Meqenëse është krim, jepni dënim disiplinor, largim për 2 javë nga shkolla” por që drejtori ka pohuar se nuk mund ta bëjnë.

Babai Aydin informoi se një javë më pas, janë thirrur nga njësitë e inteligjencës të cilët janë treguar shumë të sjellshëm. “Për vetëm një minutë folëm çështjen armene ndërsa më pas gjithmonë për radikalizëm, mbi fenë. Hulumtuan dhe bënë pyetje të tilla si ‘A jeni fetar, a jeni i lidhur me ndonjë shoqatë, a kryeni adhurime, çfarë bëni pas punës, a bëni sport, çfarë videosh shikoni”, tha Aydin.

Aydin tha se ka deklaruar se janë muslimanë të zakonshëm dhe se nuk kanë ndonjë situatë përtej kësaj.

Ai vuri në dukje se konsullata turke në Strasburg dhe avokatët e saj e kanë kontaktuar dhe i kanë rekomanduar që ngjarjet të mos përshkallëzohen dhe të qëndrojnë të qetë për të ardhmen e Altay. Babai Aydin shpjegoi se që nga dita kur ka ndodhur ngjarja janë nën një stres të madh për shkak të kërcënimit me burg dhe zmadhimit të diçkaje që nuk është krim.

“Që nga ajo ditë jam pak në depresion. Më kanë dhënë leje edhe nga vendi i punës për shkak se jam shumë i shqetësuar. Djali im ka pasur çrregullim psikologjik në këtë proces. Askush në Francë nuk na ka mbështetur për këtë çështje, vetëm kolegët e punës më kanë mbështetur. Nga qeveria e Francës nuk më ka kërkuar askush”, thekson Aydin.

Përpjekja e Francës e cila ka legjitimuar pretendimet armene, për të dënuar ata që e kundërshtojnë ka ngecur në lirinë e shprehjes

Edhe nëna Aysel thotë se është e shqetësuar seriozisht për të ardhmen e djalit të saj dhe se ka frikë se mos i bëhet ndonjë gjë në rrugë.

“Djali im nuk ka vrarë, nuk ka plagosur ndonjë, nuk ka kryer vjedhje”, tha nëna e cila vuri në dukje se e ndjen që janë tjetërsuar por që i beson në çdo kuptim fëmijëve të saj.

Ngjarjet e vitit 1915, me një ligj më 29 janar 2001 në Francë u pranuan si “të ashtuquajtur gjenocid” ndërsa ligji në vitin 2012 për dënimin e atyre që e refuzojnë këtë u anulua nga Këshilli Kushtetues pasi u gjet në kundërshtim me lirinë e shprehjes. /aa

Exit mobile version