Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, ndërron jetë polici që u shkëmbye me pengjet

Francë, ndërron jetë polici që u shkëmbye me pengjet

Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Gerard Collomb, bëri të ditur se polici i cili me aktin heroik u shkëmbye me pengjet në supermarket ka ndërruar jetë nga plagët e marra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Collomb, mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale shkroi se koloneli Arnaud Beltrame “vdiq për vendin e tij”.

Dje, Beltrame iu ofrua sulmuesit të armatosur 25-vjeçar, Redouane Lakdim, si shkëmbim me gratë e mbajtura peng. Ai kishte lënë celularin e tij të kyçur në mënyrë që policia nga jashtë të mund të dëgjojë se çfarë ishte duke ndodhur në supermarket.

Zyrtarët të cilët ishin jashtë, theksuan se kur dëgjuan të shtëna në supermarket, vendosën të sulmojnë Lakdim-in, duke e lënë të vrarë.

Beltrame ishte plagosur seriozisht, ndërsa vdekja e tij çon në katër numrin e viktimave në sulm. Si pasojë e sulmit në supermarket poashtu u plagosën edhe 15 persona të tjerë.

Ndryshe, përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste DEASH.

Exit mobile version