Ballina Sport Futboll Frikë te Chelsea, Courtois në bisedime me top klubin e Evropës

Frikë te Chelsea, Courtois në bisedime me top klubin e Evropës

Thibaut Courtois ka ofertë për largim nga Chelsea.

Thibaut Courtois mund të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se portieri belg ka filluar bisedimet në lidhje me transferimin në Paris Saint-Germain.

Courtois është i lidhur me “Blues” deri në verën e vitit 2019.

Por, palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, klubi i pasur nga Parc des Princes beson se mund ta bind Chelsean për shitjen e tij duke mos rrezikuar hyrjen në vitin e fundit të kontratës dhe largimin si futbollist i lirë.

Exit mobile version