Ballina Lajmet Kosovë FSK pjesë e javës ndërkombëtare të akademive ushtarake në shkollën e oficerëve...

FSK pjesë e javës ndërkombëtare të akademive ushtarake në shkollën e oficerëve në Gjermani

Një ekip nga akademia ushtarake e Forca e Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.

Kështu ka bërë të ditur, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një postim në Facebook.

“FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani. Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare ( QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani”, ka shkruar Maqedonci.

Exit mobile version