Ballina Lajmet Kosovë Policia interviston 14 persona të dyshuar për falsifikim votash në Kllokot

Policia interviston 14 persona të dyshuar për falsifikim votash në Kllokot

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot.

Policia njofton se të njëjtit dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

Exit mobile version