Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gabimi njerëzor që shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit

Gabimi njerëzor që shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit

15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19 u shkatërruan si pasojë e një gabimi njerëzor.

Kompania sqaron se dozat u shkatërruan nga një përzierje e përbërësve në një fabrikë prodhimi në Baltimore. Po ashtu, sqarohet se me vaksinat që janë dorëzuar tashmë dhe që u prodhuan në Holandë, nuk ka asnjë problem.

Gabimi mund të vonojë dërgesat e ardhshme të kësaj vaksine dhe dhjetëra miliona doza që ishin menduar të dërgoheshin në prill, me shumë gjasë nuk do të mund të dërgohen më në afatin e përcaktuar.

Fabrika e prodhimit, e drejtuar nga Emergent BioSolutions, mori 628 milionë dollarë nga administrata Trump vitin e kaluar për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të vaksinave. Ajo ishte ende në pritje të autorizimit të FDA për linjat e saj të prodhimit të vaksinave Johnson & Johnson, dhe ky gabim i madh ka të ngjarë ta vonojë atë më tej.

Vaksina Johnson & Johnson funksionon vetëm më një dozë dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.

Rezultatet nga provat e kryera në SHBA, Afrikën e Jugut dhe Brazil treguan se vaksina ishte mbi 85% efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.

Exit mobile version