Ballina Sport Futboll Galatasaray fiton Kupën e Turqisë

Galatasaray fiton Kupën e Turqisë

Galatasaray ka fituar trofeun e parë sezonal, duke u shpallur Kampion i Kupës së Turqisë.

Në ndeshjen finale, djelmoshat e Okan Buruk e mposhtën skuadrën e Trabzonsporit, me rezultat 3-0.

Ky ishte titulli i 19-të i Kupës së Turqisë.

Dy gola u shënuan nga sulmuesi nigerian, Victor Osimhen dhe një tjetër nga Baris Alper Yilmaz.

Galatasary është shumë afër edhe titullit të Kampionit në Superligën e Turqisë, ku i nevojitet vetëm edhe një pikë.

Exit mobile version