Galatasaray ka fituar trofeun e parë sezonal, duke u shpallur Kampion i Kupës së Turqisë.
Në ndeshjen finale, djelmoshat e Okan Buruk e mposhtën skuadrën e Trabzonsporit, me rezultat 3-0.
Ky ishte titulli i 19-të i Kupës së Turqisë.
Dy gola u shënuan nga sulmuesi nigerian, Victor Osimhen dhe një tjetër nga Baris Alper Yilmaz.
Galatasary është shumë afër edhe titullit të Kampionit në Superligën e Turqisë, ku i nevojitet vetëm edhe një pikë.








