Turqia ka shprehur keqardhje për sulmin vdekjeprurës terrorist që ndodhi një ditë më parë në Krakov të Polonisë, transmeton Anadolu.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e jetëve në sulmin terrorist të kryer dje në Krakov të Polonisë”, u shpreh Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
Ministria turke shprehu ngushëllime për familjet e personave të vrarë dhe për popullin e Polonisë, si dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Të paktën gjashtë persona u vranë, përfshirë një shtetas të huaj, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, mes tyre pesë shtetas të huaj, dy policë dhe vetë i dyshuari, në një sulm me armë zjarri në qendër të Krakovit, qytetit të dytë më të madh të Polonisë.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Marcin Kierwinski, të dhënat fillestare sugjeronin se i dyshuari ishte ndikuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.
Kierwinski në një konferencë për media tha se policia hapi zjarr ndaj të dyshuarit tre minuta pasi mori raportimin e parë për sulmin.




