Ballina Sport Futboll Galatasaray nuk e lë Rashicën të largohet

Galatasaray nuk e lë Rashicën të largohet

Drejtuesit e Galatasarayt kanë hartuar një plan të ri për edicionin e ardhshëm. Dhe, pjesë të planit e shohin edhe Milot Rashicën.

Skuadra e Galatës është në garë për titull të kampionit në Turqi. Në rast të shpalljes kampione, Galata siguron pjesëmarrjen në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Trajneri Okan Buruk ka kërkuar që Rashica dhe Mauro Icardi të mbesin pjesë e Galatasarayt. Rashica është i huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Norwich City.

Vetë futbollisti i Kosovës ka shprehur dëshirën të qëndrojë edhe më gjatë te klubi turk.

Në ndeshjet e sezonit aktual, Rashica ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 34 paraqitje. Me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Exit mobile version