Ballina Lajmet Gaza, 3 palestinezë dënohen me vdekje për spiunazh në favor të Izraelit

Gaza, 3 palestinezë dënohen me vdekje për spiunazh në favor të Izraelit

Një gjykatë ushtarake në Rripin e Gazës ka dënuar të dielën me vdekje tre palestinezë me akuzën se kanë spiunuar për Izraelin, raporton AnadolunAgency (AA).

“Tre të dënuarit janë shpallur fajtorë për dhënie të informacioneve të cilat kërcënojnë interesin dhe sigurinë publike të Palestinës, ndërkohë që kanë shkaktuar vdekje të qytetarëve palestinezë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Gazës e cila qeveriset nga Hamasi.

Agjencitë e sigurisë në Rripin e Gazës kryejnë aksione të shpeshta kundër spiunëve të dyshuar.

Të dyshuarit e tillë, zakonisht përballen me seanca gjyqësore me dyer të mbyllura, ndërkohë që mediat nuk lejohen të ndjekin procesin.

Izraeli ka imponuar një bllokadë paralizuese ndaj Rripit të Gazës, që është vendbanim për rreth dy milionë palestinezë, njëherësh duke ndikuar keq në të gjitha aspektet e jetesës në territorin palestinez.

Exit mobile version