Skuadra e Gironas ka barazuar 1:1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Vendasit shënuan gol të parët me anë të Ounahit në minutën e 45’të.
Në pjesën e dytë, Kylian Mbappe shënoi nga penalltia për ta barazuar rezultatin.
Skuadra e Xabi Alonsos tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti.
Me këtë barazim, Real Madrid është në pozitën e dytë me 33 pikë, një më pak se lideri, Barcelona (34).
