Ballina Lajmet Kosovë Gjate dy muajve te ardhshem vendoset per aplikim ne KE, Pacolli thotë...

Gjate dy muajve te ardhshem vendoset per aplikim ne KE, Pacolli thotë se nuk është sfidë e lehtë

Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur se kur do të aplikojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se aplikimi ishte thënë se do të ndodh në muajt e parë të këtij viti.

Por, zyrtarë të qeverisë thonë se janë gati dhe se vendimi do të merret brenda dy muajve.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë për lajmi.net se komisioni i përbërë nga MPJ dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë raportin e tyre dhe se vendimi për aplikim do të merret brenda dy muajve të ardhshëm.

Për ministrin e Jashtëm anëtarësimi në KE nuk është një proces i lehtë.

“Jemi të përgatitur, komisioni i MPJ së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë bërë raportin e tyre. Gjatë dy muajve të ardhshëm, qeveria dhe spektri tjetër politik në bazë të këtyre raporteve do të vendosin për momentin e aplikimit ne KE. Nuk eshte sfide e lehtë”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.

Këshilli i Evropës është një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë dhe Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e tij.

Procesi i anëtarësimit në këtë mekanizëm është më shumë teknik dhe kërkon shumë reforma, sidomos në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut./Lajmi.net/

Exit mobile version