Ballina Kuzhinë Gjellë me mish pule dhe bizele

Gjellë me mish pule dhe bizele

Përbërësit

  • 500 gr mish pule
  • 1 gotë bizele
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • ½ tubë majdanoz
  • 1 lugë kripë
  • 1 lugë çaji biber i zi
  • 2 domate
  • 1 lugë salcë domatesh
  • 1 lugë vaj vegjetal
  • 1 gotë ujë

Hapat

Mishin e pulës e preni në copa të vogla, i vendosni në tigan për fërgim së bashku me pak vaj vegjetal.

Karrotën e preni në copa të vogla dhe ia shtoni mishit të pulës, e fërgoni derisa të zbutet.

Domatet i qëroni dhe i bëni nerende, pastaj ia shtoni mishit të pulës, salcën, bizelet, erëzat dhe ujin e vakët.

Tenxherës ia mbyllni kapakun dhe rreth 15-20 minuta e lëmë në zierje në temperaturë mesatare.

Pas zierjës së nevojshem ia shtoni majdanozin dhe e shërbeni gjellën e përgatitur.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version