Ballina Autorë Opinione Gjenocidin në Gaza e ndihmoi edhe heshtja e arabëve dhe mbështetja e...

Gjenocidin në Gaza e ndihmoi edhe heshtja e arabëve dhe mbështetja e perëndimorëve!

Kim Mehmeti

Para syve të të gjithë botës Izraeli vazhdon shfarosjen e popullit palestinez të Gazës. Me çka u pa se në këtë planetë nuk banon më ndërgjegjja njerëzore.

Ky gjenocid do ishte i pamundur pa heshtjen e turpshme dhe çnjerëzore të shteteve arabe dhe pa mbështetjen perverse dhënë Izraelit nga vendet Perëndimore.

Dhe kjo heshtje dhe kjo mbështetje ishin dhe janë ‘armë’ vdekjeprurëse që Izraelit ia mundëson pa droje ta bëjë të pabanueshme Gazën.

Pra izraelitët nuk kanë pse e fshehin shfarosjen e palestinezëve ngaqë e dinë se vendet araba duhet ta mbulojnë heshtjen e tyre të deritanishme të turpshme me heshtje të mëtutjeshme, e vendet perëndimore nuk kanë si e tërheqin mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u ‘vetëmbrojtur’.

Të heshturit dhe mbështetësit e Izraelit janë ata që e ‘legalizuan’ gjenocidin në Gazë, që e ‘ndihmuan’ vrasjen e fëmijëve dhe nënave palestineze si dhe. që mundësuan Gaza të shndërrohej në kamp përqendrimi ku të gjithë e presin vdekjen edhe më keq se në ato të nazistëve.

Dhe jo vetëm aq, por kjo heshtje dhe kjo përkrahje mundësuan që të mos jen të rrezikuar ata që e bombardojnë Gazën, por ata që protestojnë kundër vrasjes së pafajësisë fëmijërore.

Ku ta dish mbase sot gabojnë ata që nuk e kanë kuptuar se askush nuk mund t’i pengojë luftërat dhe vrasjet e të pambrojturve dhe të pafajshmëve, ngaqë ato janë ‘bizneset’ më fitimprurëse!

Nga Kim Mehmeti

Exit mobile version