Ballina Autorë Opinione Gjenocidit në Gazë po i vjen fundi

Gjenocidit në Gazë po i vjen fundi

Hoxhë Muhamed Kajolli

Veprimi i fundit fashisto-nazist i Natanjahut & company në Gazë po i vjen fundit. Ai nuk “kishte zgjidhje” tjetër, kështu edhe vendosi t’i jepte fund këtij turpi. Gaza tregoi se është e pa mposhtur. Rezistenca palestineze edhe dje hodhi breshëri raketash në qytetet përreth rrethimit të Gazës. Kjo tregon se ajo është e gatshme për të qëndruar e pa mposhtur deri në fund përballë fuqisë më të madhe në botë.
Në anën tjetër po shoh dhembje të shprehur nëpër media dhe frikë nga popujt arabë e më gjerë për shkak të bombardimeve në masë. Të shprehet frika është njerëzore, mirëpo, kur një njeri e kupton se do të shpërblehet me xhennet, shpejt e merr veten.
Edhe pas ofenzivës në RAFAH, nazisti Natanjah nuk do të arrijë ta mposhtë Rezistencën e as nuk do të arrijë t’i nxjerr pengjet. Ai nuk do të fitojë, ai pas vetes do të lë turpin dhe gjenocidin.
E që bota arabe dhe ajo demokratkie po bëjnë sehir, lë të kuptohet se janë shtete të vdekura që ende frymojnë. Derisa gjenocidit në Palestinë po i vjen fundi, presidenti kinez po viziton Beogradin. Ai që di të lexojë diplomacinë, kjo do të thotë se ai ka ardhur të shohë gadishmërinë serbe për të hapur një front të ri lufte.

Hoxhë Muhamed Kajolli

Exit mobile version