Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania do të ndajë 200 milionë euro ndihmë për Afganistanin

Gjermania do të ndajë 200 milionë euro ndihmë për Afganistanin

Annalena Baerbock

Gjermania do të sigurojë 200 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare për Afganistanin, njoftoi Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock të enjten (31 mars).

Kriza humanitare që po përjeton popullsia afgane është një nga më të rëndat në botë, tha Baerbock.

Në të njëjtën kohë, ajo u bëri thirrje talibanëve që janë momentalisht në pushtet që të ofrojnë qasje të papenguar për punonjësit e ndihmës humanitare dhe të garantojnë sigurinë e tyre.

Ajo tha se ishte e papranueshme që Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP), për shembull, nuk ishte aktualisht në gjendje të furnizonte provincat e Kabulit, Kandaharit dhe Ghor-it me ushqim për të shpëtuar jetë.

Ajo u bëri thirrje gjithashtu atyre që të ofrojnë qasje të barabartë në arsim në të gjithë vendin.

Shkollat e mesme janë të mbyllura për vajzat në Afganistan.

“Gjendja e vështirë e vajzave ilustron vuajtjet e njerëzve në Afganistan”, tha Baerbock.

Përkushtimi i Gjermanisë përtej ndihmës humanitare vazhdon të varet nga veprimet e qeverisë talebane, shtoi ministrja e jashtme gjermane.

“Berlini pret respekt për të drejtat e njeriut, formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe veprim kundër terrorizmit”, tha ajo. /rel

Exit mobile version