Në përgjithësi ne njerëzit kur marrim “gjoba” ja hedhim fajin kohës dhe e quajmë “ters”. Disa besimtarë e justifikojnë këtë fatkeqësi me “kaderin”, parapërcaktimin e Zotit. Sidoqoftë kjo ngjarje e pakëndshme, kjo sprovë ka një arsyetim, përderisa njeriut i duhet të paguajë me prishjen e qejfit, terezisë, pikëllimit, dëshpërimit apo zemërimit një “gjobë”.
Nuk e kam fjalën për gjobat e shtetit, nga shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve të rendit.
Është një gjobë të cilën shumica e njerëzve, edhe ata që ja njohin të drejtën penale edhe Zotit, e anashkalojnë ose së paku përpiqen t’ja hedhin fajin dikujt tjetër veç vetes.
Kjo është tendenca kryesore e njeriut, ndienja e shfajësimit, ose largimit nga përgjegjësia, pas gabimit dhe fajit të vet. Le të kthehemi pak çfarë thotë vetë Zoti në Kur’an për ktë.
{ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظۡلِمُ ٱلنَّاسَ شَيۡـٔٗا وَلَٰكِنَّ ٱلنَّاسَ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ }
“Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes.
[Junus 44]
Gjithashtu: { مَّآ أَصَابَكَ مِنۡ حَسَنَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ وَمَآ أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٖ فَمِن نَّفۡسِكَۚ }
Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godet, është prej vetes sate…”
Mjaftojnë këto dy shenja të Kur’anit për të drejtuar mesazhin e temës.
Pra njeriu i paska shumë qejf vetëm “qylet”, shpërblimet e majme, dhuratat dhe s’i duroka dot fare privimet, shkurtimet, humbjet, gjobat…!
……..
Dalim te gjoba. Gjoba si koncept nuk ka për qëllim të na dëmtojë, apo të na shkatërrojë (të paktën teorikisht). Sigurisht nëse besojmë se Zoti është i Drejti Absolut, i bie që çdo gjobë që na vendos Ai, është për të mirën tonë dhe ka qëllim “edukativ”, “purifikues”, ndërgjegjësues, madje është tregues i Mëshirës, Dhembshurisë dhe Dashurisë së Tij të veçantë për ne, nëse ne vazhdimisht kur gabojmë, rrëshqasim, mëkatojmë, Zoti na kujton me “gjoba”. Sepse sado e rëndë gjoba e kësaj bote, është më mirë t’i paguajmë këtu, sepse matanë nuk ka më tregti dhe shlyerje hesapesh me “gjoba”, por vetëm shpërblim dhe ndëshkim. Prandaj besimtari të shikojë me kujdes kur gjobitet në pasuri, siç thotë populli “m’u ban gjobë”, pra atë pasuri që t’i ndoshta se fitove plotësisht me hallall (hak, meritë) se ndave (shpenzove) me hak, Zoti ta merr me pahir e ta bën zap, duke të dhënë shance që përmes gjobave, të shpëtosh nga “borxhi” i rëndë në botën e përtejme. Por gjoba ka edhe në shëndet, kur jemi shumë mirë dhe abuzojmë me mirëqenien, në fëmijë dhe të afërm, kur s’na dëgjojnë edhe s’na respektojnë sepse ndoshta i kemi vënë para dhe jua shkojmë hatrin në vend të Krijuesit dhe të vërtetës, në punë dhe angazhime kur s’ka bereqet, të gjitha kto gjoba janl sinjale që i Gjithmëshirshmi na i dërgon, për t’u kthyer tek Ai me pendim.
Shpeshherë gjoba është e lidhur me haramin, direkt apo indirekt, sepse s’ka mundësi që Zoti të gjobisë pa u afruar apo shkelur kufinjtë e Tij. Pra kur “t’bëhet gjobë” dije se diku e ke përlyer me haram, e harami jo rrallë është i padukshëm, fshihet në ndërgjegje, qëndrime të brendshme, në sinqeritet në marrëdhënje ndër-personale, kryesisht të interesit fundor material (financiar).
Nga ‘vëzhgimet’ e mija kam kuptuar që “gjobat” vendosen sipas llojit të “gjynahut”. Sipas “kokës” thotë populli. “Veprat vlerësohen sipas nijetit”, veprat vlerësohen sipas përfundimit, apo “çdo njeri do të vdesë sikur të ketë jetuar”,citon profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të. Ai që afrohet në imoralitet, gjobitet me humbje të kënaqësisë së moralit, dikush gjobitet në pasuri dhe mall jur dikujt s’ja ka dhënë pagën apo hakun, ai që gjobitet në shëndetin e familjarëve ndonjë njeriu tjetër ja ka cënuar mirëqenien dhe ka ndjellur mallkimin e të shtypurit, apo edhe ai (besimtar a fetar) që ka neglizhuar në adhurimin e Zotit të Tij, patjetër do gjobitet duke humbur reputacionin dhe ndikimin tek krijesat, madje rezulton në dështim në marrëdhënie dhe suksese në jetë. Sepse Zoti është i drejtë e ka ligje, edhe kur “gjobit”, por megjithatë është i Mëshirshëm shumë, me atë çfarë synon nëpërmjet gjobave.
“{ .. مَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيَجۡعَلَ عَلَيۡكُم مِّنۡ حَرَجٖ وَلَٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمۡ وَلِيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ }
[Maide, 6] “…Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues.”
Gjithashtu: { ۞يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ وَمَن يَتَّبِعۡ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَإِنَّهُۥ يَأۡمُرُ بِٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۚ وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ أَبَدٗا وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُزَكِّي مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ }
[Surah An-Nūr: 21] “O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit!
Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” [Nur 21]
Allahu na e shtoftë vetëdijen dhe na i pakësoftë gjobat në dynja, para Ahiretit, amin!
