Ballina Lajmet Kosovë Grenell: S’mund të ndihmojmë pa u hequr taksa që po e dëmton...

Grenell: S’mund të ndihmojmë pa u hequr taksa që po e dëmton Kosovën

Një intervistë e analistit amerikan, Edward Joseph, në të cilën flitej për synimet e treshes Thaçi-Vuçiq-Grenell, për shkëmbim të territoreve dhe ndarje të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta. Kanë reaguar edhe vetë protagonistët e përmendur nga Joseph. Grenell deklarimet e Joseph i ka cilësuar si  lajme të rreme, ndërkohë Thaçi si plane fiktive.

Megjithatë në rrjetin social në twitter ka pasur edhe të atillë që i kanë kërkuar Grenellit sqarime rreth gjërave që po diskutohen në prapaskena në Washington dhe Bruskel, duke nxitur përsëri reagimet e emisarit të Trump.

Në një reagim të dytë, Grenell ka thënë se Washingtoni është i fokusuar vetëm në zhvillimin ekonomik, temë që sipas tij është injoruar përgjatë negociatave Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express.

Tutje Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun ka thënë se SHBA’ja s’mund të ndihmojë derisa vetë taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës vazhdon t’i shkaktojë dëme Kosovës.

Sipas tij tarifa duhet të hiqet fillimisht, duke shtuar se Washingtoni nuk i zgjidh çështjet politike për të cilat duhet të gjejnë rrugëdalje vetë Kosova dhe Serbia.

 ‘Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe punësim, ne besojmë se kjo është lënë anash në dialog. Por ne s’mund të ndihmojë kur tarifa e qeverisë së Kosovës vazhdon t’i shkaktoj dëm Kosovës. Ato duhet të hiqen fillimisht. Gjithashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga dy palët, jo nga Washingtoni”, ka shkruar Grenell.

Exit mobile version